Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm

Kronikë

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, Apeli dënon të riun me 20 vite burg 

21 Qershor, 15:04| Përditesimi: 21 Qershor, 15:06

  • Share

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e marrë në dhjetor të vitit të shkuar nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë e cila e kishte dënuar me 30 vite burg, 26-vjeçarin Ramis Hysenji, një ish-ushtarak. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë përfundimisht 20 vite burg.

Hysenji u arrestua në shtator të vitit 2023, pas denoncimit të bërë nga bashkëjetuesja, për dhunë në familje, e cila u kthye dhe në akuzën e dytë të ngritur ndaj tij, e për të cilën po ashtu u gjet fajtor nga Gjykata.

Ishte sekuestrimi i telefonit që zbuloi se Hysenji komunikonte më një të mitur. Pas zbërthimit të bisedave dhe mesazheve, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur. Në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu  dhe komunikimet që ka pasur me të në telefon.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?