Një aksident është shënuar gjatë natës në zonën e Bllokut në Tiranë, ku një automjet tip Mercedes Benz është përplasur me një pemë dhe ka përfunduar mbi trotuar.
Makina shihet se ka pësuar dëme në pjesën e përparme, ndërkohë që i lënduar ka mbetur edhe vetë shoferi 36-vjeçar me iniciale R.Sh.
Policia thotë se ky i fundit ka qenë në gjendje të dehur dhe është arrestuar.
Për pasojë se mbeti vetë i lënduar nga aksidenti, 36-vjeçari mori mjekim në spital. Gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut.
Komento
Komente
