Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar

23 Korrik, 09:58| Përditesimi: 23 Korrik, 10:43

  • Share

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë katër automjete, por fatmirësisht nuk ka të plagosur, vetëm disa dëmesh materiale.

Automjeti tip Volskswagen Caddy ka dalë nga ambienti i një lavazhi aty pranë dhe i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Audi, ky i fundit ka devijuar rrugën dhe është aksidentuar me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes automjetet kanë përfunduar në trotuar. Në vendngjarja kanë mbërritur uniformat e policisë për të vijuar procedurën e grumbullimit të materialeve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?