Viktima Festim Hasa dhe makina e aksidentuar

Kronikë

Tiranë/ Aksident i rëndë në aksin TEG-Shkozë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, vdes 35-vjeçari (FOTO)

16 Dhjetor 2022, 08:39| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 10:22

  • Share

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në aksin e rrugor ‘TEG-Shkozë’, në afërsi të xhamisë së Farkës.

Festim Hasa, 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?