TIRANË – Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, ku një makinë është përplasur me një motor, me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M., të dy të plagosur.
Blutë njoftojnë se dy të plagosurit janë janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
