Kronikë

Makina përplas të miturin në 'Don Bosko'! Shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja! 17-vjeçari i shtrirë në tokë, momenti kur vjen ambulanca (VIDEO)

14 Shkurt 2022, 07:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 09:51

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, pasi ka përplasur të miturin ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, i mituri ndodhet i shtrirë në tokë ndërsa shikohet momenti kur vjen ambulanca. Shoferi i mjetit ende nuk është kapur nga Policia.

Njoftimi i Policisë
Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në "Don Bosko", një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 09:37
Report Tv siguron pamje nga aksidenti në 'Don Bosko', 17-vjeçari i shtrirë në tokë, momenti kur vjen ambulanca! Shoferi ende në arrati

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë, ku një mjet tip 'Audi' përplasi një të mitur 17-vjeçar, ndërsa shoferi u largua nga vendngjarja. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, i mituri ndodhet i shtrirë në tokë ndërsa shikohet momenti kur vjen ambulanca. Shoferi i mjetit ende nuk është kapur nga Policia.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 14/02/2022 12:24

    Loni po te eci me 20km/h sa e ka normen shpejtesia ne zona te banuara nuk perplas ansje edhe kur nuk ka fushe pamje ;)

    Përgjigju
  • Eri: 14/02/2022 12:14

    Sa te avasht ndima shpejt le iher se vje me von se policia n vendgjarje po shiko si e nxjerrin barrelen avash avash e ktheje ktej ktheje anej sja kan haberin fare...kto a thu se sjan trajnu fare sikur me i pas kap nga rruga e ke i futur ne ambulanc

    Përgjigju
    • Emigranti ita: 14/02/2022 12:41

      E njejta gjo me Boni dhe mua pershtypje kur pash videon.Te gjith te pa trajnuar Jan dhe injorante ne punen e tyre!Turp!

  • Loni: 14/02/2022 11:01

    Kjo eshte kthesa me absurde qe egziston aty ne tirone... Vjen direkte nga rruge e drejte nje kthese pa fushepamje edhe si vendos faj shum shoferit sepse pallatet nuk ehapen 5 metra me shum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?