TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë semaforit të Laprakës.
Sipas informacionit të policisë, në aksident janë përfshirë 6 automjete, mes tyre një taksi dhe një automjet policie.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë dhe drejtuesi i taksisë. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
'Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Trenit. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës. Makina është përplasur me një pemë që ndodhej në anë të rrugës.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por i ka rënë targa. Si pasojë e aksidentit nuk ka njerëz të lënduar.
Komente

Shoferi ja mbathi,por i ra targa! Ajo targa e rene, si kepuca qe i mbeti pas Hirushes,tani te gjejne vetem /Hirushen/ e targes e te shpresojme qe eshte vertet e tija dhe jo e montuar perkohesisht ne makine per ndonje qellim tjeter!
PërgjigjuPatetat Shqipetare. Kur do fillojme ti mesojme njerezit si te rrespektojne kodin rrugor pa ti japim patente? 6 mjete aksident ne rruge urbane mes tyre prefesioniste plus police!? Mjere ne qe rrisim femije ne kte xhungel
PërgjigjuNuk e paskan pare gjithe ate autobuz. Taksia me nxitim se ikte treni, policia me celular aksion. Mire se vini ne Albanistan!
Përgjigju