Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Aksident në Vorë, mjeti përplas këmbësorin, humb jetën 66- vjeçari

25 Gusht, 21:42| Përditesimi: 25 Gusht, 22:35

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66- vjeç i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur në dalje të Vorës. 

Drejtuesi i automjetit J.T, rreth 53- vjeç është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin  J.T, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën', njoftoi policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?