Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Aksident në Yrshek, adoleshenti 15-vjeçar përplas për vdekje 82-vjeçarin me biçikletë

19 Maj, 20:44| Përditesimi: 19 Maj, 20:49

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Yrshekut, në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur adoleshenti ka qenë duke drejtuar një automjet në pronësi të familjarëve të tij. Ai ka përplasur 82-vjeçarin S. V. i cili për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?