Tiranë/ Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen shoferët e dy mjeteve, një prej tyre rezultoi në gjendje të dehur

4 Qershor 2023, 10:14| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 14:20

  • Share

TIRANË- Familjaret dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit 10-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht të shtunën pasi u godit nga një automjet që pas përplasjes në kryqëzim, përfundoi në lokalin ku ishte ulur i mituri.

“Ka qenë I ulur aty brenda në lokal, ka vdekur në vend”- tha një banor.

Fëmija mësohet se po qëndronte në lokalin e familjes ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari. Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin . Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjeri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak I ngjarjes. 

Ekspertiza do të kryehet edhe për dy mjetet për të parë gjendjen e tyre teknike si dhe shpejtësinë me të cilën kanë qenë duke lëvizur. Në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët thonë se nuk ka asnjë sinjalistik dhe kjo mund te jete një nga arsyet e aksidenteve.

Ora 13:45
Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, një prej shoferëve të arrestuar rezultoi në gjendje të dehur

1685879615_Screenshot10.jpg

Naim Allmeta 63 vjeç një prej shoferëve që u arrestua për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën një 10-vjeçar në Bërxullë ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja. Ai është vënë sot në pranga së bashku me Erjon Hajdini 30 vjeç pasi për shkak të përplasjes së dy makinave të tyre humbi jetën i mituri.

“Tiranë-

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip "Toyota", në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip "Dacia", me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e policisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?