Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Aksidenti tragjik tek ‘Shkalla e Tujanit’ ku ndërroi jetë një 29-vjeçar, policia arreston shoferin

18 Prill, 16:00| Përditesimi: 18 Prill, 16:10

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 35- vjeçarin me inicialet O. N, pasi ditën e djeshme më 17 prill, automjeti që ai drejtonte u përfshi në një aksident rrugor.

Mjeti i tij është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues personin me incialet M. Sh., 29- vjeç i cili humbi edhe jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa mbeti i plagosur personi me inicialet H. L., 27- vjeç.

27- vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ishtë pasagjerë në mjetin që drejtohej nga 29- vjeçari që humbi jetën.

'Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: -O. N., 35 vjeç, pasi dje, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 29 vjeç dhe me pasagjer shtetasin H. L., 27 vjeç. Si pasojë humbi jetën 29-vjeçari dhe u dëmtuar 27-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?