40-vjeçari shoqërohet në Komisariat

Kronikë

Tiranë/ Aksidentoi për vdekje me makinë 2 persona, arrestohet shoferi! Ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg

12 Korrik, 14:14| Përditesimi: 12 Korrik, 14:19

  • Share

Tiranë- Një 40 vjeçar i cili përplasi me makinë për vdekje dy persona në 2024-ën ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Klajdi Ruçi ishte dënuar me 7 vjet  e 4 muah burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Unavoidable”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?