Foto ilustruese

Kronikë

Sekuestrohet botoks kontrabandë në Tiranë, kontrolle në 30 qendra estetike! 3 në pranga, 3 në kërkim dhe 6 në hetim

15 Tetor 2024, 19:07| Përditesimi: 16 Tetor 2024, 08:26

  • Share

TIRANË - Një aksion policor është zhvilluar në Tiranë për futjen e botokosit kontrabandë. Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike.

Mësohet se 3 persona janë arrestuar, 3 në kërkim dhe 6 të tjerë janë vënë në hetim. Njëri prej të arrestuarve është dhe një ndër personat kryesor që drejtonte futjen e botokosit kontrabandë në vendin tonë.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit që ka dhënë gjykata e Tiranës. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë për botoks kontrabandë, është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabandë, informon gazetari Sokol Dema.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?