Bllokimi i vendosur nga AKU

Tiranë, AKU bllokon 20 kg produkte ushqimore të skaduara! Gjobë 500 mijë lekë për subjektin që i tregtonte

6 Nëntor 2023, 16:19| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 16:28

  • Share

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. Në njoftim sqarohet se pavarësisht se produktet mbaheshin në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produkteve u kishte kaluar afati i përdorimit. Gjithashtu subjekti privat që tregtonte produkte ushqimore, është gjobitur me 500 mijë lekë gjobë.

Njoftimi i plotë nga AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

 Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative  me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje OBU-ve të jenë të kujdesshëm në verifikimin e datave të skadencave të produkteve ushqimore, si një masë shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore të konsumatorëve, gjithashtu inkurajon konsumatorët të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në numrin e gjelbër 08007575 dhe [email protected].  Siguria ushqimore, është një sfidë e përbashkët.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 06/11/2023 17:26

    Jepni emrin e subjektit qe konsumatori të mos e frekuentojë? Çfarë është kjo praktikë gjobaxhinjsh? Nëse veproni në të mirë konsumatorit, publikoni tregtarin shkelës

    Përgjigju
  • Muli duke hyre nga kangjellat: 06/11/2023 17:08

    Ne Tiron ka me ton te skaduara! Po pasken gjetur ndonje fakir,qe nuk ka dhene para ,perfundimi bllokojen 20 kg produkte,jane këputur ne ... këto te AKUse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?