Asllan Dogjani

Kronikë

Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor

23 Dhjetor 2024, 10:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 10:22

  • Share

TIRANË - Shtyhet për të dytën here seanca paraprake ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani. Ky i fundit ka sjellë edhe në seancën e sotme raport mjekësor për gjendjen e tij, çka ka sjellë shtyrjen e seancës në GJKKO.

Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për veprën penale deklarim i rremë i pasurisë.Seanca u shty për më datën 10 janar 2025.

Hetimi i SPAK ndaj ligjvënësit të PD-së, ka zbuluar se ai ka blerë një apartament në Tiranë me vlerën 121.980 euro cash, por ndërkohë në ILDKPI ka deklaruar se e ka përfituar përmes konsulenacve juridike që ka dhënë si avokat.

SPAK thotë se deputeti ka paguar apartamentin me para cash dhe këtë e bazon në një tjetër kontratë që ka zbuluar mes deputetit dhe firmës së ndërtimit ‘Protial’ në shtator 2006 përmes së cilës thuhet se deputeti do e paguajë apartamentin cash.

Nisur nga kjo, SPAK thotë se kontrata fillestare, e datës 6 shtator 2006, është ndryshuar në mënyrë fiktive me qëllim që deputeti Dogjani të fshehë burimin e të ardhurave.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?