Kronikë

Tiranë/ Alarm i rremë për bombë në kolegjin 'Turgut Ozal”, krimi kibernetik heton kush fshihet pas e-mailit alarmues

21 Shkurt, 13:13| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:45

  • Share

Një alarm për bombë u dha në shkollën “Turgut Ozal” në Tiranë, mesditën e sotme por pas kontrollit të Forcave Xheniere nuk është gjetur asgjë.

Alarmi i rremë i ka shkuar shkollës me një e-mail dhe krimi kibernetik po heton se nga kush fshihet pas këtij e-maili.

Një mesazh iu dërgua prindërve të fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë.

“Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare”

Ndërkohë, një reagimin për alarmin e rremë për bombë ka ardhur edhe nga shkolla ‘Turgut Ozal’. 

Në një postim në rrjetet sociale, shkolla shkruan se edhe pse alarmi ishte i rremë, u morën të gjitha masat e sigurisë dhe situata është në kontroll.

‘Shkolla “Turgut Ozal” njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë policinë e shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prindërit tanë për korrektësinë dhe bashkëpunimin!’, shkruhet në postim. 

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?