E rëndë në Tiranë/ Mësuesi amerikan mbyt gruan me litar, dy qentë i vret me shkop bejsbolli, më pas var veten! Letra për babanë: Më fal, nuk ia dola dot (FOTO)

19 Gusht, 21:58| Përditesimi: 20 Gusht, 11:02

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një mësues amerikan, ka mbytur me litar gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, 2 qentë i ka vrarë me shkop bejsbolli si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 55 vjeç, rezulton se ishte mësues i gjuhëve të huaja në shkollë private 'Albanian College Tirana', në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tij të marrë me qira ku jetonte me bashkëshorten në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku". 

Shqiptarja.com ka arritur të gjejë dhe një foto të mësuesit amerikan ku ai ka dalë me një nga qentë e tij. 

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

 Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli), informoi policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes. 

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”

Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës, pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Është bërë kqyrja e kufomave si dhe është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Informacioni paraprak  i ores 18:44

Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


 

Në foto: Matthew James Wertz, mësuesi që vrau veten, gruan dhe 2 qentë

 

Ora 00:49
Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Policia e Tiranës jep informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë ku mësuesi amerikan Mattheë James Wertz, 53 vjeç, në kolegjin privat 'Albanian College Tirana', në kryeqytet mbyti me litar bashkëshorten, vrau dy qentë dhe më pas vari veten.

Policia thotë se gruaja Saragih Indah Lilis Sartika 48 vjeçe u gjet e mbytur me litar në një nga dhomat e banesës që kishin marrë me qira. Sa i takon qenve mendohet se ata janë goditur me shkop bejzbolli

Është bërë kqyrja e kufomave si dhe është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Njoftimi i policisë

Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Mattheë Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

 Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

 Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Mattheë Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

 Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë JanesWertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Wertz.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.

Ora 23:35
'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

Përpara se shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç, të kryente aktin e rëndë të vrasjes së gruas, dy qenve të saj dhe t'i jepte fund jetës së vet ka lënë një letër për babanë e vet.

Mësohet se policia ka gjetur një letër në të cilën shkruhet: “Më fal, nuk ia dola dot.”

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 21/08/2024 10:14

    Mos valle ka te beje me veterinerin...??? Dhe bashkejetuesen e tij???? Personalisht kam eksperience te keqe me nje veteriner qe vizitonte klientet e tij ne shtepi, ne oret e mengjesit heret ose te vona.... Shikojeni si piste ju lutem....

    Përgjigju
  • Rea: 20/08/2024 13:14

    O plehre, vrisje veten me pare. Ç'pate me gruan dhe qente??

    Përgjigju
  • Lola: 20/08/2024 09:39

    Po pse i vrave qent more maskara?

    Përgjigju
  • altin: 20/08/2024 09:27

    Veprim i sherbimeve sekrete.

    Përgjigju
  • Trifoni: 20/08/2024 08:21

    Problemi me i madh qendron te fakti qe ky person ishte mesues ne nje shkolle private, ne kontakt me femijet perdite. Ka nje rrezik te madh ne shkollat private qe punesojne mesues te huaj. Nuk kane gjasa te bejne verifikime apo kntroll te backgroundit. Gjejne nje anglisht foles qe thote jam mesues, te fatshem per te ardhur ne shqiperi dhe e marin ne pune. Pastaj keta perverse na i shesin per xhevahire te mesimdhenies. Njerez te semure, disa te tjere sbenne gje tjeter gjysmen e vitit por i tregojne femijeve se si shpetuan gjalle kur i goditi rrugeja. Te tjere mesues qe i thone femijeve te klases se pare qe nje shok me ndihmoi te mbetem shtatzan…e te tjera gjera si keto, te ndodhura ne kete shkolle private. Nje shkolle tjeter si kjo, punesonte nji menaxher kafeneje si mesues matematike. Kujdes kur coni femijet ne kto shkollat “nderkombetare”

    Përgjigju
  • Hitman: 20/08/2024 08:07

    Loje spiunesh vrasje te kamufluara shteti jone ha bar e ben sehir.

    Përgjigju
  • Gerta: 20/08/2024 01:04

    Aman po me 2 qent cpati ????

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 20/08/2024 07:39

      A nuk te vjen keq per njerezit? Fare?!

  • Patrioti: 19/08/2024 23:50

    Mire shqiptaret qe nuk po ndalin marrezite si ai polici qe plagosi per vdekje ngacmuesin e gruas as ata dy pronaret e hotelit qe vrane dy vete se u shau kamarierin po ketu shkalluan dhe te huajt. Arsyeja eshte se perdorin vend e pavend e me sasi te pakontrolluar lenden helmuese dhe pastaj thone se ishte depresiv. Kt kolegji qe ka edhe licence IB ju ben ndonje test mental mesuesve qe importon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?