Tiranë- Një i dënuar me 27 muaj burgim me formë të prerë të Apelit, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mbajtja e padrejtë e uniformës, u arrestua nga Policia e Tiranës orët e fundit, teksa ishte i shallur në kërkim.
Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1. Ndërkohë që janë arrestuar në një tjetër aksion edhe dy të rinj për posedim dhe shpërndarje të lëndës narkotike kokainë në kryeqytet.
“U kap dhe u ndaluan personi në kërkim E. B., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vjet e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprat penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”, bëri me dije policia për rastin e parë.
Kurse specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan D. D., 26 vjeç, dhe E. F., 20 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” u gjetën secilit një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Komente
