Tiranë- Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytarës së Elbasanit, Zamira Vyshka. Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndja ish-magjistrates.
Gjykata e Lartë kishte urdhëruar pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Por edhe trupa e re la në fuqi shkallën e parë. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
Gjithashtu me 1 vit e 4 muaj burg dhe 6 muaj burg u dënuan edhe dy persona të tjerë për korrupsion, pasi ndërhynë tek avokati dhe gjyqtarja me 400 mijë lekë për të liruar një nga të arrestuarit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ishte e përbërë në trupë gjykuese nga Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), teksa vendimi u shpall ditën e sotme (7 prill).
“Çështja penale nr. 11, e datës 8 janar ishte kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykuese nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, të datës 26 janar 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur nga Vyshka dhe Pashaj, ndaj vendimit nr. 45, datë 4 korrik 2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e marrë.
Në fund u shpall fajtore ish-gjyqtarja Vyshka për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, duke e dënuar me 3 vite burgim, po për shkak të Nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykimi i shkurtuar, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
Dhe në aplikim të Nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet ‘pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit (8 prill), e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.
Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Edhe Pashaj u shpall fajtor për “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, duke dhënë 2 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar u konvertua në 1 vit e 4 muaj izolim dhe në fund u pezullua, duke u kthyer në shuarje të masës së sigurimit “arresti në burg” e vendosur më 2022 dhe lirimin e menjëhershëm të tij pasi dënimi cilësohet i vuajtur.
Dënim u dha edhe për T.R. për kryerjen e veprës penale “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, me 2 vite burg, i kthyer në 1 vit e 4 muaj me gjykim të shkurtuar, që gjithashtu lirohet pas vuajtjes së izolimit. Edhe A.T., u dënua me 9 muaj burg që kthehet në 6 muaj me gjykim të shkurtuar dhe i shuhet masa arrest në shtëpi.
Të dënuarit kanë kohë të apelojnë këtë vendim. KLGJ e shkarkoi Vyshkën një vit më parë.
Gjyqtarja Vyshka u arrestua në 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Në korrik 2023 Vyshka u dënua nga GJKKO me 2 vite shërbim prove. Gjithashtu gjykata vendosi për Zamira Vyshkën edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënim me 4 vite burg.
Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg.
Vendi i i Apelit të GJKKO-së
Komente
