TIRANË - Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor në orën 10:00 për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta mbi masën e sigurisë arrest në burg.
Ndërkohë më herët përmes shortit është caktuar edhe gjyqtarja Igerta Hysi e cila do të shprehet mbi kërkesën e kundërshtimit të masës, raporton gazetarja Keti Banushi.
Ilir Meta e ankimoi nw Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallws sw Parw mw datw 4 nwntor. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.
Masa e sigurisë ndaj Ilir metës dhe Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO, "arrest me burg" për të parin dhe "detyrim paraqitjeje" për të dytën. Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova. Meta po hetohet për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.