Milena Deraj

Tiranë/ Apeli rrëzon ankimin e ish-punonjëses së Bankës së Shqipërisë duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e cila e dënon me 5 vite burg

13 Qershor, 16:27| Përditesimi: 13 Qershor, 16:57

  • Share

TIRANË - Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Milena Deraj, ish punonjëses së Bankës së Shqipërisë, e cila ka përfituar 340 mijë euro me mashtrim në dëm të një qytetari. Shkalla e Parë e dënoi Derajn me 7 vite e 6 muaj burgim, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, Deraj do të vuajë 5 vite burg.

Ajo kërkoi nga Apeli që dënimi t'i pezullohej dhe vënien në provë, gjë e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit, duke lënë në fuqi Shkallën e Parë. Ish- ekonomistja e Bankës së Shqipërisë i kishte premtuar familjes Ferracaku se do ndikonte në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Kjo pasi familja Ferracaku në Velipojë pas një konflikti me familjen Gocaj rezultoi në një masakër e cila prodhoi 4 viktima në vitin 2021. Deraj u mori 340 mijë euro dy prej anëtarëve të kësaj familje pasi ata akuzoheshin për masakrën. Por më pas ata e kanë kërcënuar tu kthejë paratë dhe e frikësuar Deraj ka njoftuar policinë, por ka rënë edhe vetë në pranga për ‘Mashtrim’.

Jo vetëm kaq, por sipas njoftimit të Apelit, Deraj i ka marrë një shumë prej 250 mijë eurosh edhe një shoqeje të saj, Elira Shyti, me premtimin se këto para do t’i investonte në bono thesari.

Vitin e shkuar në 30 prill 2023, Gjykatat e Shkallës së Parë në Tiranë, vendosi që Deraj të shpallet fajtore për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda dhe të vuajë një dënim me gjykim të shkurtuar prej 5 vitesh burg.

Sakaq, Deraj bëri ankim në Apel duke kërkuar pezullimin e dënimit me burgim dhe vënien e saj në provë.

'Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga e pandehura me iniciale Milena Deraj, e cila kërkoi:

 1. Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2. Deklarimin e të pandehurës të pafajshme.

3. Në rast se gjykata e gjen fajtore kërkojmë:

- Deklarimin fajtore të të pandehurës, për veprën penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vite burgim.

- Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.

- Aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës në provë. ', thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Por Apeli i Tiranës ditën e sotme me trup gjykues Fatri Islamaj dhe anëtare Edlira Petri dhe Marsela Pepi vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë më datë 30 prill.

'Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 1088, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.', përfundon njoftimi.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 13/06/2024 17:56

    Auuuuu mos te zente halli ne shqiperi. I mori tjetrit 340 mij euro edhe 5 vjet burg!? Ku shkoj kodi penal morali edhe normat jetike!? Auuuuu kush ka te me japi mua 340 mij euro edhe te bej edhe un 5 vjet burg se nuk i ben aq leke me cfare do lloj gjëje ate shifer te merresh me cte duash... nuk behet ky vend kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?