Dy të rinj të cilët vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve u arrestuan nga policia e Tiranës
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. K., 26 vjeç, dhe F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Institut, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Operacioni u kodua ‘two’
Komento