Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit që ‘plasi’ në burg grupin që ‘mbushte’ me drogë ish-Bllokun

22 Qershor, 13:07
  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një prej 8 personave që ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Blloku 33”, që çoi në arrestimin e 25 personave të tjerë, si të akuzuar për shpërndarje lëndësh narkotike kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Përmes një komunikate, blutë bëjnë me dije se 23-vjeçari me inicialet A.H., u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit të Shërbimeve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve me  me Komisariatin e Policisë Nr. 1 në kryeqytet.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””,- njofton policia.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?