Kronikë

Në kërkim se qëlloi me armë drejt boksierit që i plagosi babanë në Shkodër në vitin 2024, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë (EMRAT+VIDEO)

19 Shtator, 08:42| Përditesimi: 19 Shtator, 09:41

  • Share

28-vjeçari Alban Bruçi është personi i arrestuar ditën e sotme në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë i shpallur në kërkim për atentatin e dështuar të ndodhur vitin e kaluar në Shkodër.

Bruçi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Së bashku me 28-vjeçarin, në pranga ka rënë dhe shoku i tij, i cili e shoqëronte me motor, 37-vjeçari Arjan Sardi, i akuzuar për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”.

Alban Bruçi është autor i një atentati të dështuar të ndodhur më 7 shtator në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër për motive hakmarrje. Shënjestër tij ka qenë Arlind Kajoshi, personi që i kishte plagosur më parë babain, Vladimir Bruçin.

Por ditën e atentatit, me një automjet fuoristradë tip “Land Rover”, me targa AB230EO ka qenë duke lëvizur i vëllai, boksieri Arjon Kajoshi, i cili u qëllua me plumba.

Arlind Kajoshi së bashku me disa persona të tjerë ka dhunuar me sende të forta Vladimir Bruçin, babai i Alban Bruçit, më 3 qershor në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus të Shkodrës, për një vend parkimi.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. 

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 67”.      

Kapet në rrugën “Teodor Keko” dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Në momentin e ndalimit, 28-vjeçari posedonte një kartë identiteti italiane false. 

Vihet në pranga dhe shtetasi që shoqëronte dhe transportonte 28-vjeçarin, me motomjet. 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 67”, gjatë të cilit u kap në rrugën “Teodor Keko” dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim me vendimin e vitit 2024, të Gjykatës së Shkodrës, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".     

Gjatë kontrollit fizik, shtetasi A. B. iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga, për përkrahje të autorit të krimit, shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqëronte shtetasin A. B., në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. S. transportonte shtetasin A. B., me motomjet, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër që bëri ekzekutimin e urdhrave për ndalimin e shtetasit A. B. dhe arrestimin e shtetasit A. S..

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 19/09/2025 09:09

    Nëse i hetoni mirë ndonjë gjë do të nxirrni në drite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?