TIRANË - Policia ka finalizuar operacionin “Catch 1”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për dy vepra penale.
I arrestuari, Fatjon Mersini, banues në Tiranë, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për "Prodhim dhe shitje narkotikësh", si dhe me 6 muaj burg për "Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
'Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.', njofton policia.
Pas lokalizimit të tij, policia ndërhyri duke e arrestuar në kuadër të operacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente
