Kronikë

Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit

19 Dhjetor 2024, 10:04| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 10:12

  • Share

Një 42 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ndiqte e kanoste nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.

Policia kishte marrë informacion për përndjekjet.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte  disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë, informoi sot policia. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andon: 19/12/2024 10:21

    ke arrit rezultate te shkelqyera ket e kap dhe nje polic bashkie ju e quani rezultat bravo bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?