Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni

23 Qershor 2018, 09:49| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 09:56

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet nga shteti italian për krijim të një organizate kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë është dënuar nga Gjykata italiane me 4 vite e 6 muaj burg.

Njoftimi i plotë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

- Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?