Tiranë-Një 33 vjeçare banuese në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj.
Të shtunën e 31 gushtit e reja e identifikuar si Eranda Sina ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, informoi sot policia.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Komento