Kronikë

Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i supermarketeve, u kap nga kamerat e sigurisë

24 Shkurt, 10:53| Përditesimi: 24 Shkurt, 11:39

  • Share

Tiranë-Një 25-vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete.

Siç thuhet edhe në njoftimin e policisë i riu i dënuar më parë, për të njëjtin krim kryesisht vidhte produkte ushqimore dhe pijeve alkoolike

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:

-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?