Foto ilustruese

Arrestohet me armë pa leje gardisti 32-vjeçar në Tiranë, përjashtohet nga Garda e Republikës (EMRI)

9 Gusht 2023, 08:28| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 16:57

  • Share

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në prangat e forcave ‘Shqiponja’ pasi u kap me pistoletë pa leje në makinë. Bëhet fjalë për Kristjan Gjinin, i cili është vënë në pranga dhe është përjashtuar nga Garda e Republikës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparat telefonikë.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, 8 gusht 2023, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

"Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë" informoi sot policia e Tiranës.

Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky është gardisti i dytë në pranga brenda pak ditëve pas Martin Nikollës i arrestuar më 30 korrik 2023, pasi u përfshi në një sherr mes dy familjeve dhe qëlloi me armë në ajër. Ngjarja u regjistrua në Hamallaj të Durrësit.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2023 01:03

    Nuk ka problem qe e perjashtoi Garda,e presin krahehapur bandat e gangot.Fakti qe u kap me arme pa leje e me dy celulare eshte domethenes.

    Përgjigju
  • Qytetri: 09/08/2023 13:20

    Llumi i gardes. Duhet shkrire si institucion.

    Përgjigju
  • Kristi: 09/08/2023 11:30

    E kane ngatrru me Kristian Gjinin qe u kap me nje shpi me arme plot Me boksierin Fatjon Murati qe ju be atentat te don bosko! Prandaj ka ngec n rrjete budallai pa fat ..

    Përgjigju
  • REFORMA: 09/08/2023 09:40

    Per keta polic ushtarak apo gardist polic burgu zjarrfiks etj duhet te mbajn pergjegjesi morale dhe Ligjore ,Edhe Ata qe i përzgjedhin certifikojn Pra u japin certifikata sigurie Ne perdorimi e përligjur te Armës. dhe Ne Ruajtje sekreti Apo personaliteti? Pa pik standarti fizik psikologjik jane Raste pa fune skandalesh Ne Radhet e Tyre Ne shkelje flagrante te ligjit Nuk u pelqen rroga Lirou Nga Detyra!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?