Kronikë

Tiranë/ Arrestohet në flagrancë ish-polici i arratisur, mbante pa leje një armë dhe dhunonte të shoqen

9 Gusht 2019, 13:05| Përditesimi: 9 Gusht 2019, 13:34

  • Share

TIRANË- Arrestohet në flagrancë një ish-punonjës policie, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Krujës. Ish-polici është Saimir Oruçi 31 vjeç, të cilit iu gjet 421 kg cannabis në makinë rreth një vit më parë. Për të ishte caktuar masa e sigurisë Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.Njëkohësisht bashkëshortja e tij bëri kallëzim se e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike. Materialet i kaluan Prokurorisë për për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?