Kronikë

Tiranë/ Arrestohet në rrugën ‘Mine Peza’ taksisti me automatik në makinë, do ta shiste (EMRI+VIDEO)

8 Shtator, 13:54| Përditesimi: 8 Shtator, 14:05

  • Share

TIRANË – Policia ka arrestuar në flagrancë një taksist 62-vjeçar, i cili mbante armë zjarri në makinën tip "Benz" teksa lëvizte në rrugën “Mine Peza”.

Report Tv mëson se 62-vjeçari i identifikuar si Ramiz Bami, kishte për qëllim ta shiste armën automatike që iu gjet në makinë.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”,- njofton policia.

Blutë njoftojnë se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 08/09/2025 16:05

    Do e leroj gjykata si ai ne shkoder qe mos boj mo gabim per 5vjet Dhe ky ne shkoder nuk boni gabime vrau 5 veta mbas nja 2 muajsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?