Kronikë

Tiranë/ Arrestohet taksisti që shiste dhe kokainë, në makinë i gjejnë 328 doza (EMRI)

15 Shkurt, 14:30| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:39

  • Share

TIRANE- Një 54-vjeçar u arestua pasi ndërsa kryente punën e taksistit shpërndante doza kokaine në të gjithë Tiranën. Ilir Biçi u arrestua nga agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe iu sekuestruan 328 doza kokainë. Ai u ndalua pranë “21 Dhjetorit” me mjetin taksi, ku iu gjet dhe lënda narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” .

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.
 
Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?