Kronikë

Tiranë/ Autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet, arrestohet 44-vjeçari! I sekuestrohen 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, mjete identifikimi dhe 1 armë e ftohtë

15 Qershor, 11:36| Përditesimi: 15 Qershor, 11:40

  • Share

TIRANË – Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i 3 vjedhjeve të ndryshme në kryeqytet, të kryera në ditë të ndryshme.

Blutë njoftojnë se nga hetimet dhe provat e siguruara, rezulton se 44-vjeçari me inicialet R.L.:

-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;

-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?