Tiranë- Dy të rinj, autorë të 9 vjedhjeve kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Të arrestuarit janë identifikuar si Erjon Sopoti dhe Abdulla Zyberi me precedent për të njëjtin krim, njoftoi sot policia.
Ndërkohë nga pamjet e sigurura nga policia shihet një moment kur ata vjedhin në banakun e një biznesi teksa recepsionisti është duke fjetur.
"Si rezultat i veprimeve hetimore dhe atyre policore të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste vjedhjesh, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit E. S., 26 vjeç dhe A. Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në 4 subjekte, si dhe se kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
