Avokati Gjovalin Ulndreaj

Kronikë

Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak

29 Janar, 12:13| Përditesimi: 29 Janar, 12:22

  • Share

Tiranë- Avokati Gjovalin Ulndreaj ndërroi jetë pas një arresti kardio-respirator. Kështu bëri të ditur sot policia me anë të një njoftimi pas vdekjes së 59 vjeçarit një ditë më parë.

Fillimisht avokati ka humbi ndjenjat gjatë një seance gjyqësore  në Gjykatën e Apelit dhe më pas u dërgua në QSUT.

Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 59-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gjovalin Ulndreaj ,59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?