Tiranë- Një grup prej 7 të miturish janë marrë nën akuzë në gjendje të lirë për shkak të moshës nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se në mënyrë të organizuar, fusnin në kurth me takime qytetarë të ndryshëm dhe i grabisnin.
Takimet liheshin në vende të errëta dhe aty teksa ngrinin pritën, duke i manipuluar në rrjetet sociale me profile false (kryesisht si femra), i sulmonin.
Burime zyrtare konfirmuan sot (13 Shkurt) aksionin e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi nëpërmjet profileve false në rrjete sociale, komunikonin me shtetas të ndryshëm dhe në momentin e takimit me ta, në vende pa ndriçim, iu vidhnin paratë”, bëri me dije policia.
Po verifikohet për të gjitha rastet ku janë implikuar të miturit dhe komunikimet mes tyre në rrjetet sociale dhe telefon, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente
