Mungesa e infrastrukturës ka detyruar banorët e katër fshatrave Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj të protestojnë duke bllokuar dhe rrugën. Kërkesat e shumta drejtuar ARRSH , deputetit të zonës apo bashkisë thonë banorët nuk kanë marr përgjigje, ndaj paralajmërojnë ndërhyrje ose në të kundërt do të ketë përshkallëzim protestash, pasi nuk kanë rrugë as për dërgimin e fëmijëve në shkollë me 11 shtator.
Banorët e katër fshatrave Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë më shumë se 15 vjet me një kërkesë: Asfaltimin e 3500 m rrugë të fshatit.
Edhe ky fillimit arsimor që nis të hënën e11 shatorit do t’i gjejë 350 familjet e zonës me shqetësimin se si do të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi nuk kanë rrugë.
Krahas mungesës së ndërhyrjes, ata thonë se rruga çdo ditë e më shumë shkatërrohet nga mjetet e tonazhit të lartë që kalojnë çdo ditë.
Të mërkurën banorët bllokuan kalimin aty për disa orë.
Kërkesat e shumta drejtuar ARRSH-së, deputetit të zonës apo bashkisë thonë banorët nuk kanë marrë përgjigje, ndaj paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.
Sipas tyre, shpërthimet masive që ndodhin për shkak të aktivitetit të guroreve e kanë bërë fshatin të pabanueshëm nga ajri i ndotur dhe problemet në furnizimin me ujë të pijshëm.
Aksi rrugor ka rënë edhe në sy të turistëve.
Rruga, përveç lehtësimit për jetën e banorëve, lidh Tiranën edhe me liqenin e Bovillës, që së fundmi është kthyer një atraksion turistik, me interes për të huajt dhe vendasit.
U q... Shteti nonen ska 3 muj qe ja dhat voten
Përgjigjukush do ta beje rrugen edi rama,,ai e ja mendjen vetem si t-ju vjedhe...
Përgjigju