Tirana

Tiranë, bashkia i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm tre lagjeve/FOTO

8 Prill 2018, 10:18| Përditesimi: 8 Prill 2018, 10:24

  • Share

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në tre lagje të ndryshme të kryeqytetit për të shtruar rrjetin e ri të kanalizimeve duke rritur sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. Specialistët e UKT rikonstruktuan rrjetin e kanalizimeve të amortizuar prej kohësh në rrugën “Medar Shtylla”, ndërkohë që bënë të mundur edhe një lidhje të re uji për banorët e pallatit pranë.


(Punimet e UKT)

Një tjetër investim u finalizua në Rrugën “Kol Ashta”. Ekipet e punës ndërtuan një linjë të re ujësjellësi për banorët e zonës përreth, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion të plotë për të siguruar cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit me ujë të pijshëm.


(Punimet e UKT)

 Sot u finalizua me sukses një linjë e re me rrjetin e ujësjellësit edhe në rrugën “Qemal Stafa” duke bërë të mundur një furnizim normal dhe cilësor të ujit të pijshëm për banorët e zonës.  


(Punimet e UKT)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?