Kronikë

Tiranë/ Bastisi 10 mijë euro në studion ligjore të avokatit dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari! Të akuzuar edhe çifti i bashkëshortëve (EMRI)

20 Qershor, 12:06| Përditesimi: 20 Qershor, 12:22

  • Share

Tiranë- Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë, finalizuan sot operacionin policor të “Kodi”, ndërsa në pranga ra një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së një shumë të konsiderueshme valute në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, ngjarje e ndodhur 2 vjet më parë. Në pranga ra 42-vjeçari Elton Lika, që mbante edhe identitetin Fatjon Lika.

“Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 mijë euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia ditën e sotme (20 qershor).

Tre personat janë shpallur në kërkim prej datws 3 shtator 2023, pasi dyshohet se më datë 28 gusht në një zyrë avokatie në Tiranë kanë vjedhur një shume parash prej 9 mijë euro (në komunikatën e sotme shënohet rreth 10 mijë euro). Në kërkim u shpallën në atë kohë Elton (Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe.

Përveç shumës së parave që kishin marrë tek zyra e avokatisë, policia sekuestroi edhe 21 mijë euro të tjera që u gjetën në banesën e Armalind Rrokajt dhe që dyshohej se ishin po të vjedhura.

A.Q/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?