Sport

Tirana 'bën ligjin' edhe në Shkodër, mposht Vllazninë në klasiken e Shqipërisë! 'Arratiset' në krye

30 Tetor 2021, 19:01| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 12:59

  • Share

Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës i ka takuar bardhebluve, të cilët në Shkodër kanë fituar me shifrat e pastra 0-2.

Në Loro Boriçi kryesuesit e kampionatit realizuan nga një gol në secilën pjesë, në të parën me Xhixhën, ndërsa në të dytën me Taulant Seferi. Vlen të theksohet se kur rezultati ishte 0-1 Tirana u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Tirana është ngjitur në kuotën e 17 pikëve, ndërsa ndeshje tjetër e ditës së sotme mes Laçit dhe Skënderbeut u mbyll 2-0.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?