Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

23 Maj, 18:25| Përditesimi: 23 Maj, 18:30

  • Share

Tiranë-Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli pranë kësaj zone.

Fëmija ndodhej në hotel me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Fatmirësisht, fëmija ka mbijetuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 23/05/2025 21:53

    Ne Shqiperi ka shume aksidente me njerez qe bien nga ballkonet sepse nuk e ka vrare asnje njeri mendjen per sigurine per te gjitha ndertesat e bera pas viteve 2000. Eshte menduar vetem paraqitja e bukur me parvaze te uleta deri pothuaj te gjuri ne disa raste dhe me shufra hekuri me hapesia skandaloze. Kush jeton jashte e ka gjithmone panik marrjen e hoteleve apo apartemteve me qera nese ka femije te vegjel ne familje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?