Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Bie nga lartësia e një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori nga Bosnje-Hercegovina

31 Maj, 18:48| Përditesimi: 31 Maj, 19:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ku një punëtor i huaj ka rënë nga një pallat në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, 48-vjeçari ishte nga Bosnje-Hercegovina.

Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjoba kantiereve: 31/05/2025 20:36

    Duhet te vendoset ligj , shteti per raste te tilla te vendose gjoba demahperblim deri 150,000€ cdo ndertuesi mesem/larte per raste te tilla !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?