Tiranë/ Bie skela e pallatit në ndërtim e sipër, dëmton 2 kalimtarë! I moshuari lufton me jetën! Shoqërohet inxhinieri e 2 punëtorë! Mungonte tabela 'KUJDES!'

22 Janar, 10:46| Përditesimi: 22 Janar, 18:43

  • Share

Tirane-  Një pjesë skelë e shkëputur nga pallati në ndërtim, u ra sipër 2 kalimtarëve paraditen e sotme (22 janar 2024).

Rreth orës 10:10, Hysen Lavdari 70 vjeç dhe një grua rreth 45 vjeçe Imelda Shkëmbi, dy kalimtarë të rastit që nuk njiheshin me njëri tjetrin, po ecnin në trotuar në bulevardin “Gjergj Fishta” kur papritur, skela u shkëput nga pallati në ndërtim dhe u ra në kokë.

Të dy u transportuan për trajtim në spital. I moshuari mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore – thonë bluzat e bardha për Report Tv, konfirmuar dhe nga motra e tij të cilën e gjejmë në spitalin e  Traumës.

“Gjendja është shumë e rëndë, është në operacion. U bëjmë thirrje ndërtuesve mos të afrohen skelat afër rrugës. Vajti për punët e tij, duke kaluar rrugën i ka rënë skela” tha Marie Ruçaj.

Ndërsa gruaja është në gjendje shëndetësore stabël dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.

Kompleksi i godinave me nga 11 deri në 14 kate, është duke u ndërtuar nga firma “Arlis” me pronar Armand Lilon. Është projektuar për banim dhe shërbime, me leje ndërtimi miratuar në korrik të vitit 2022.

Në një vëzhgim në terren, Report Tv konstatoi se në pjesën e trotuarit ku u rrëzua skela, nuk ka tabelë paralajmëruese për rrezikun nga punimet.

Një tabelë ndodhet vetëm në krahut të pallatit, që duket nëse ecën në trotuarin ku ndodhi incidenti.

Për incidentin e rëndë policia shoqëroi në komisariat inxhinierin e pallatit, shtetasi K. S. dhe 2 punëtorë,  N. S., dhe A. P., që kanë qenë në ato momente duke punuar

 Ku ndodhi incidenti?
Godine banimi dhe shërbimi 11, 12,13 dhe 14 kate, me 3 kate parkim nëntokë,
Në bulevardin "Gjergj Fishta"

Leje ndërtimi
Miratuar me vendim të kryetarit të bashkisë s-27195/8. date 12.07.2022

Ndertues
Shoqeria "Arlis-ndertim" sh.p.k.
nr. license nz. 5984/5

Projektues
Studio City Project ark. Andrea Verdho
Konstruktor
Ing. Armeda Gramos
Drejtor teknik ing. Elton Hyska
Mbikqyrës
Ing. Ferzilet Hajderi

1705919496_ddf.jpg

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Ora 12:55
Tiranë/ Flet me lot në sy e motra e 70 vjeçarit që u dëmtua nga skela: Gjëndja e tij shumë e rëndë! Kishte dalë të bënte dokumentet e makinës

 

Motra e 70 vjeçarit i cili u dëmtua pasi u rrëzua skela nga pallati në ndërtim e sipër në bulevardin “Gjergj Fishta’ tregoi për Report Tv se gjëndja shëndetësore e tij është shumë e rëndë.

Ajo ka dhe një apel për ndërtuesit.

Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Po bëhet operacion. Presim të marrim përgjigje. I bëj thirrje të mos afrojnë skelat në xhadet (rrugë).  I ka rënë në befasi. Do të kalonte rrugën I ra skela që kanë vënë punëtorët. I ka rënë vëllait tim dhe një goce tjetër. Ata nuk njihen. Ai vajti për të nxjerrë dokumentet e makinës. Ti rregullojnë mirë të mos marrin jetë njerëzish.

Ora 11:48
Tiranë/ Bie skela nga pallati në ndërtim e sipër! Mësohet gjëndja shëndetësore e dy kalimtarëve

1705919498_ddf.jpg

Është në gjëndje të rëndë 70 vjeçari i cili po kalonte në bulevardin “Gjergj Fishta’ kur është zënë poshtë nga skela që ra nga një pallat në ndërtim e sipër.
Burime nga Spitali i Traumës bën me dije se pacienti me inicialet H.L. 70 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientia me iniciale  I.Sh, 45 vjeçe në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.

Ora 11:21
Tiranë/ Ja skela e rrëzuar, i moshuari dhe 45 vjeçarja dërgohen në spital! Çfarë thotë policia

 

Policia njofton për ngajrjen e ndodhur në bulevarin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Ndërkohë Report Tv sjell skelën e rrëzuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?