Politikë

Tiranë/ Braçe denoncon neglizhencën e OSHEE në Selitë: Prenë asfaltin dhe e lanë rrugën me çakull

27 Qershor, 19:42| Përditesimi: 27 Qershor, 20:19

  • Share

Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit.

Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij,  nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.

“NE #SELITE, LAGJIA E NENSTACIONIT;

PRESIM OSHEEne!

Ka nxjerre nje linje nga nenstacioni-pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges-duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;

Cakull e doemos pluhur!

5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe cakulli te zinte vend dhe te asfaltonin; Kane kaluar 2 javet e tyre dhe 3 te tjera plus dhe rruga eshte sic e shihni, E PA RREGULLUAR!

PRESIM OSHEEne! CTE BEJME, PRESIM, KOHA KETU NUK ESHTE FLORI, KOHA ESHTE PLUHUR’,- shkruan Braçe.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armiir: 29/06/2025 21:19

    Bravo Braçe qe e Ve ne dukje Po ajde ke fresku te shohesh degradimin e rrugeve dhe indiferencen e bashkise krenohemi memturistet por ahqiptaret Jane braktis nga institucionet situata me e keqe pas pandemise

    Përgjigju
  • Kosta: 28/06/2025 09:19

    O Braçe hajd ene Vlore dhe shiko si e kane shqyer ,njerez me te paafte e te papergjrshem se ne Bashkine e Vlores nuk gjen ne toke. Vlonjatve mire tu behet mundesisht tu ashtu dhe rrobt e grat ku ti ken sepse vet i votojne hajdutet e PS.

    Përgjigju
  • Xxxx: 27/06/2025 23:16

    Eja shiko rruget e Vlores z.Braçe.Skandal...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?