Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Debat verbal dhe shtyrje me duar, vëllai i kryebashkiakut Pjerin Ndreu konfliktohet me sekretarin e Federatës së Basketbollit gjatë ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja

11 Prill, 08:58| Përditesimi: 11 Prill, 09:04

  • Share

Tiranë- Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut, përfshihet në një konflikt fizik dhe verbal me sekretarin e Federatës së Basketbollit, Franko Bushati.

Incidenti ndodhi mbrëmë, gjatë ndeshjes së basketbollit Vllaznia-Besëlidhja, në ambientet e pallatit të lojërave me dorë ‘Asllan Rusi’, në Tiranë.

Report Tv mëson nga burime policore se ka pasur një debat verbal mes vëllait të Pjerin Ndreut dhe sekretarit Bushati, deri në shtyrje me duar, që mori motiv pikërisht nga ‘nervat e lojës’ së basketbollit mes skuadrave përfaqësuese të Lezhës dhe Shkodrës.

Vetë Ndreu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes, por jo në konflikt, pasi ndodhej larg dhe nuk është përfshirë në këtë debat.

Raportohet se fillimisht Ndreu dhe Bushati kanë shkëmbyer fjalë dhe më pas janë shtyrë mes tyre fizikisht, por nuk raportohet të jetë ushtruar dhunë fizike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?