Tiranë- Dy burra kanë denoncuar në Policinë e Tiranës dy raste humbjeje të dy grave përgjatë orëve të fundit, në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura.
Burime zyrtare thanë sot (8 korrik) se i pari ka denoncuar dhe kërkuar ndihmë A. Ç., 56 vjeç, që dëshmoi se prej një jave, me datë 1 korrik, i është larguar nga banesa motra e tij shtetasja L. Ç., 51 vjeçe.
Kurse M. P., ka dëshmuar se ditën e djeshme, i është larguar nga banesa vajza e tij M. I., 32 vjeçe.
Në të dy rastet nuk ka detaje për shkaqet e largimit, por policia sqaroi se “punohet për gjetjen e tyre”. Po verifikohen kontaktet shoqërore dhe lokalizimi nëpërmjet telefonit apo dhe rrjetit social.
Komente
