Në orën 10:00 disa pronarë të bareve dhe restoranteve të kryeqytetit kishin paralajmëruar protestë përpara kryeministrisë për të kundërshtuar prishjen e bizneseve të tyre, por nuk u paraqit asnjë
Në mënyrë të papritur në një grup në Uhatsapp të hapur me disa përfaqësues të bareve dhe restoranteve kryesore në Tiranë, të cilët preken nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, në mbrëmje mbërriti një mesazh: Protesta e lajmëruar për të premten para kryeministrisë, nuk do të zhvillohej.
Motivet nuk dihen, por kur gazetarët u paraqitën përpara kryeministrisë për të ndjekur protestën e lajmësuar prej tyre, askush nuk u paraqit.
Më të prekurit, të cilët gjithashtu kishin paralajmëruar të ishin në protestë, pronarët e lokaleve dhe restoranteve në zonën e njohur si “kompleksi Deligjorgji” i mbyllën bizneset të enjten, në të njëjtën ditë që IMT do të shkonte të hiqte strukturat që zinin hapësirat publike.
Nga sa Report Tv mësoi, më herët i është kërkuar tu vënë në dispozicion inspektorëve të mbrojtjes së Territorit dokumentacionet që ata disponojnë, por në kushtet kur shumica e strukturave të ngritura prej vitesh nuk e kanë një leje, siç dhe vetë ata e pranojnë jashtë kamerës, zgjodhën ta mbyllin biznesin për të fituar kohë. Sipas procedurave, shembja nuk mund të ndodhë pa praninë e tyre, megjithatë, pritet të shihet se si do të zhvillohet në vijim aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Prej disa ditësh në Tiranë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit mbështetur nga policia bashkiake dhe policia e shtetit ku është parë e nevojshme, kanë nisur të heqin karrige e tavolina nga trotuaret, dhe të prishin strukturat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme jashtë lokaleve dhe restoranteve në zonat kryesore të kryeqytetit.
Të enjten u hoqën struktura pa leje në zonën më të preferuar të Tiranës, pas muzeut Kombëtar, ku lokalet kishin zaptuar hapësirën që duhej të ishte lulishte. Në zona të tjera, si Pazari i Ri, bizneset ushtrojnë aktivitetin tashmë vetëm me çadra portative dhe disa karrige.
Komente

Mos u merzisni ju berishist e kane lene kur te bjer vapa .Po ku eshte llapaj se ai keto raste pret , po partiçkat e reja ku jane ? Aktoret e pd po shullohen ne det se jane lodhur shume .
Përgjigju