Kristi dhe ish-deputeti i PD, Mhill Fufi

Kronikë

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

27 Prill, 12:39| Përditesimi: 27 Prill, 12:43

  • Share

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër.

Disa persona, dhunuan djalin e ish-deputetit Mhill Fufi, Kristi Fufi, 19 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton sot se ka nisur hetimet për 2 persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në sherr.

Sipas njoftimit të policisë ata do të hetohen për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”.

“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, informoi sot policia.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?