Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Keqtrajtoi një fëmijë te 'Zyber Hallulli', nis hetimi ndaj kujdestares

1 Shtator, 17:25| Përditesimi: 1 Shtator, 19:07

  • Share

Policia ka nisur hetimin ndaj një kujdestareje te shtëpia e fëmijës 'Zyber Hallulli' në Tiranë, pasi ka keqtrajtuar një të mitur në këtë qendër

Hetimi ka nisur për 35- vjeçaren me inicialet A.L, ndërsa video ku ajo keqtrajtonte të miturin u bë publike në rrjetet sociale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidenciale për fëmijë. Ajo dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pas publikimit në një portal të disa pamjeve filmike’, njoftoi sot policia.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.

S.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?